Alb'swiss TV
Ekonomi

Shell Kosova ju uron Festën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve

shell-kosova-ju-uron-festen-e-flamurit-te-gjithe-shqiptareve

28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë e rëndësishme e kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri.

Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

Shell Kosova po ashtu falënderon Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për kontributin dhe bashkëpunimin ndanë mirënjohje Drejtorit të Shell Kosova – Lulzim Kryeziu. OVL po ashtu falënderoi për kontributin e të ndjerit Latif Kryeziu, i cili bëri shumë për lirinë e vendit tonë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së.

Kontribuoi me të gjithë familjen në krizat më të mëdha që po kalonte vendi ynë por edhe sot janë pasardhësit e tij djemtë dhe nipat që vazhdojnë ta ndihmojnë dhe ta përkrahin edhe në paqe popullin, vendin, ekonominë dhe organizatat e ndryshme qe janë në shërbim të vendit tone.

Të ngjajshme

KEDS deklarohetpër mungesën e energjisë elektrike në lagjen “Bregu i Diellit”

albswiss.com

FMN-ja kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit, por arsyeton tërheqjen e mjeteve të AKP-së

admin

Mblidhet Bordi i ri, rekomandon pezullimin e konkursit të shpallur në KEK

albswiss.com