Alb'swiss TV
Lajme

Shërohen edhe 748 pacientë nga koronavirusi në Kosovë

sherohen-edhe-748-paciente-nga-koronavirusi-ne-kosove

Janë konfirmuar 855 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 855 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 748 pacienë kurse 11 kanë ndëruar jetë.

Njoftimi i plotë:

1.930 TESTIME, 748 TË SHËRUAR DHE 855 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.930 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 855 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 298 raste, Mitrovicë 62 raste, Gjilan 60 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 45 raste, Ferizaj 44 raste, Podujevë 37 raste, Prizren 36 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 25 raste, Pejë 18 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Viti 15 raste, Skenderaj 12 raste, Malishevë 11 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Shtime 10 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Istog 7 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 4 raste, Dragash 3 raste, Mamushë 3 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Zveçan.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Të ngjajshme

Këto vendime u morën sot nga Qeveria Hoti

albswiss.com

Rekord i vdekjeve nga Covid-19 në Maqedoni

albswiss.com

Limaj dhe shefi i zyrës së BE në Kosovë, Tomas Szunyog flasin për zhvillimet aktuale në vend

albswiss.com