Shitja e Interit, Steven Zhang kthehet në Milano – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Shitja e Interit, Steven Zhang kthehet në Milano

shitja-e-interit,-steven-zhang-kthehet-ne-milano

Kompania Fortress janë në bisedime me Suning Group rreth blerjes së një pakice aksionesh në Inter dhe Steven Zhang mund të kthehet në Milano për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Pronarët e Interit po kërkojnë partnerë të përshtatshëm për të mbështetur klubin financiarisht dhe për të konsideruar mundësi të ndryshme.

Fondi britanik BC Partners donte të merrte shumicën e aksioneve në klub, por oferta e tyre prej 700 milionë eurosh nuk ishte e mjaftueshme për Suning, që vlerëson klubin rreth 1 miliard euro.

Për këtë arsye, ata kanë qenë në bisedime me subjekte të tjera dhe familja Zhang tani po shqyrton një ofertë nga fondi privat i kapitalit Fortress, transmeton telegrafi.

Fondi Amerikan do të merrte një pakicë në klub me një ofertë prej 250 milionë eurosh.
Raportet në Itali sugjerojnë që Interi dhe Fortress mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të muajit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, negociatat janë në fazë të përparuar, saqë presidenti i Interit, Steven Zhang pritet të zbarkojë në Milano në javët e ardhshme për të ndjekur bisedimet dhe për të diskutuar një marrëveshje të mundshme personalisht.

Të ngjajshme

Milan dhe Inter në luftë për sulmuesin argjentinas

albswiss.com

Përleshje fizike mes Agim Ademit e Eroll Salihut? – Flasin nga FFK

albswiss.com

Gabim i madh nga skuadra e Chelsea

albswiss.com