Alb'swiss TV
Lajme

Shpejtim Bulliqi për Agim Veliun: Fitoret i arriti përmes viktimizimit

shpejtim-bulliqi-per-agim-veliun:-fitoret-i-arriti-permes-viktimizimit

Shpejtim Bulliqi ka thënë se Agim Veliu i ka arritur fitorët përmes viktimizimit.

Kandidati i VV’së për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi mendon se do të dalë fitues këtë të diel. Ai thotë se LDK po tenton të viktimizohet ashtu si në të kaluarën.

Bulliqi fajësoj LDK’në për aksidentin e sotëm.

“Ju kanë dalë duqat më s’besoj që provokojnë.. LDK’ja sot e provokoi situatën por iu kanë dalë tash filmimet”, tha ai në Kanal10.

“Ne s’kemi provokuar deri më tash askënd. Aktivistët e VV’së deri sot s’e kanë provoku askë…”, shtoi ai.

Bulliqi akuzoi kundërkandidatin Nexhmi Rudari se po flet me fjalët e ish-kryetarit të kësaj komune Agim Veliun. Ky i fundit sipas Bulliqit çdo sukses e ka arritur duke luajtur rolin e viktimës.

“A po e sheh Nexh që ti po flet me fjalorin e shefit tënd. Se ai u mësu kështu. Krejt fitoret që i ka bërë deri tash i ka pas me viktimizim e kërrk në aksham në biznes me ta”, tha Bulliqi.

Të ngjajshme

Sami Lushtaku reagon pas bastisjes së shtëpisë së Krasniqit: E paarsyeshme që shkuan në mëngjes, ju maltretua familja

albswiss.com

Hyrja e Ferizajt së shpejti me katër korsi

albswiss.com

Serbia reagon pasi që u vendos baneri “Liria ka emër” në Graçanicë

albswiss.com