Gjatë ditës së sotme në media u raportuar se trajneri kosovar, Afrim Toverlani e ka sulmuar me thikë kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahemtin.
Rasti madje ishte hapur edhe në Policinë e Kosovës.
Por, para pak çastesh, vetë Shpend Ahmeti ka sqarua gjithçka, duke thënë se nuk ka pasur konflikt fizik me trajnerin, Toverlani.
“Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.
Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkruan Ahmeti.