Alb'swiss TV
Lajme

Shqiprim Arifi lirohet nga Spitali i Nishit: Ishte luftë për jetë a vdekje

shqiprim-arifi-lirohet-nga-spitali-i-nishit:-ishte-lufte-per-jete-a-vdekje

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është shëruar nga Covid-19.

Arifi ka thënë se beteja e tij shëndetësore ishte luftë për jetë a vdekje.

Arifi ishte shtrirë në Spitalin e Nishit në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shtatë ditësh trajtim kryetari i Preshevës u kthye përsëri në familje.

“Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjëruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Tutje Arifi ka treguar arsyen pse zgjodhi Spitalin e Nishit për t’u trajtuar edhe pse kishte mundësi të transferohej në Gjermani dhe në të gjitha spitalet e Kosovës e të Shqipërisë.

“Gjatë transferimit tim në spital, kam zgjedhur një institucion në rajon i cili frekuentohet nga shumica absolute e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kam pasur këshilla e mbështetje të transferohem në Gjermani (aty ku kam lindur) dhe në gjitha spitalet në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. I kam falënderuar të gjithëve për përkujdesjen, pasi më ishte e pamundur të privilegjohem dhe të ndahem nga qytetarët e Luginës së Preshevës që janë të shtrirë në këto spitale rajonale”, ka shkruar Arifi.

Të ngjajshme

Ngjarje e rëndë në Prizren, dyshohet se është privuar nga jeta një polic bashkë me vajzën

albswiss.com

Daka thotë se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin rezultatet preliminare

albswiss.com

Nëntë pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

albswiss.com