Pak kohë pasi është dhënë njoftimi se Gjykata Speciale në Hagë, përkatësisht Dhomat e Specializuara të Kosovës, e kanë liruar nga të gjitha akuzat, ka qenë vetë Shukri Buja që në një prononcim për Alb’swissTv ka thënë se kjo ishte një fitore e drejtësisë.
Buja është liruar nga të gjitha akuzat pas një hetimi 5 vjeçar ndaj tij.
“Ky vendim flet për një fitore të madhe dhe të rëndësishme që njëherësh vërteton pafajësine time të plotë dhe pastërtinë dhe lavdinë e luftës së UÇK-së. Po dëshmohet se lufta jonë si popull ka qenë një e drejtë legjitime kundër okupatorit serbo-jugosllav”, ka thënë Buja.
Ky gjithashtu ka shpresuar se së shpejti kjo pastërti do të vërtetohet edhe në rastin e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe të tjerëve.
(Alb’swissTV)