Gjeneral Shukri Buja sot është kthyer në Kosovë nga Haga. Ai posa ka arritur në Lipjan i është organizuar një pritje e veçantë. Buja dje është liruar nga të gjitha akuzat e Tribunalit të Hagës.
“Pritje madhështore për Gjeneral Shukri Bujën”, ka shkruar faqja zyrtare e PDK-së në Lipjan.
“Qindra qytetarë u mblodhën në “Sheshin Adem Jashari” për të pritur dhe për t’i uruar Gjeneral Shukri Buja lirimin nga të gjitha akuzat e Tribunalit të Hagës. Kjo ngjarje emocionuese shënoi një fitore të madhe për të gjithë ata që besojnë në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës.
Lufta çlirimtare ishte dhe do të mbetet vlera më sublime e kombit shqiptar, një sakrificë që na kujton rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë sonë”.
Alb’swissTV