Alb'swiss TV
Lajme

Situata me koronavirus, Zemaj: Kurti na mbajti tre muaj në izolim, ne ulëm papunësinë e mjekë

situata-me-koronavirus,-zemaj:-kurti-na-mbajti-tre-muaj-ne-izolim,-ne-ulem-papunesine-e-mjeke

Kosova po vazhdon të përballet me situatën me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Zemaj ka folur rreth menaxhimit të Covid-19 në vend duke u përgjigjur edhe kritikave. Ai thotë se vendi ynë është ndër vendet e rralla ku pandemia është politizuar skajshmërisht.

Ai tha se Covid-19 ka sfiduar shtetet më të fuqishme të globit.

“Kemi shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe kemi ndërtuar të tjera për menaxhimin e Covid-19”, tha Zemaj.

Ai thotë se përveç akuzave opozita nuk ka ofruar asnjëherë ide për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“E morëm situatën në qershor me një hapje të menjëhershëm pa asnjë kapacitet të ngritur qoftë human”, tha Zemaj duke kritikuar qeverinë paraprake të udhëhequr nga Albin Kurti i cilia tha se e mbajti vendin në izolim për tre muaj.

Zemaj tha se në këtë periudhë gjashtë mujore kanë ulur numrin e mjekëve të papunë derisa kanë rritur edhe kapacitetet infrastrukturore.

Të ngjajshme

Kush do të vaksinohet së pari me vaksinën kundër koronavirusit? Tregon Lul Raka

albswiss.com

Hoti ia kthen Haradinajt: Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor

albswiss.com

Prishtinë: Këmbësori goditet nga vetura

albswiss.com