Alb'swiss TV
Sport

Solskjaer për Pogban: Është lojtar tejet i rëndësishëm për ne

solskjaer-per-pogban:-eshte-lojtar-tejet-i-rendesishem-per-ne

Solskjaer ka thënë se Pogba është lojtar tejet i rëndësishëm për ne.

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer insiston se mesfushori Paul Pogba, është lider i skuadrës.

Francezi këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur dhe kohën e fundit është duke nisur ndeshjet si zëvendësues, meqenëse ka humbur vendin në 11-shën titullarë.

Mirëpo, tekniku norvegjez ka besimin se Pogba do përmirësohet.

“Paul ka pasur sezon të vështirë edicionin e kaluar, ka COVID-19 tani, këto tri ndeshje me Francën e ndihmuan, bisedova me Paul dhe ndeshjet me Portugalinë dhe Suedinë e kanë forcuar, ka luajtur mirë, janë kualifikuar, mendoj se do përmirësohet”.

“Paul është lojtar i rëndësishëm dhe person shumë i rëndësishëm për ne dhe ne duhet ta mbajmë në formë dhe lumturia e tij do jetë e rëndësishme”, u shpreh ai.

Thuhet se Pogba është duke konsideruar largimin dhe rikthimin të ish skuadra, Juventus ose kalimin të skuadra e ëndrrave, Real Madrid.

Të ngjajshme

Shkëmbim i madh Juventus – Manchester United

albswiss.com

Leicester fiton shumë lehtë ndaj Chelsea

albswiss.com

Deklarata e fundit e yllit të madh ‘dridhi’ Liverpoolin

albswiss.com