Alb'swiss TV
Lajme

Sot humbi, por a do të kandidojë sërish për kryetar të Podujevës? -Flet Rudar

sot-humbi,-por-a-do-te-kandidoje-serish-per-kryetar-te-podujeves?-flet-rudar

Nexhmi Rudari tregon se a do të kandidojë sërish për kryetar të Podujevës.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarin e Podujevës Nexhmi Rudari, ka treguar se a do të rikandidojë për këtë post.

Rudari në një konferencë për media ku u paraqit me kryetarin e Degës së LDK-së dhe njëherësh ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliu, tha se për çështje e rikandidimit mbetet të vendos partia.

“Unë jam prononcuar disa herë. Çeshtja e rinkandimit është çështje e subjektit tim. Ne do të bëjmë një analizë të rezultatit, pas analizës do të vendosim për kandidatin që është më i mirë për zgjedhje”.

Në këtë konferencë Agim Veliu, ka pranuar se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka humbur zgjedhjet pas 20 vjetësh në Podujevë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet pa balotazh me rezultat 51.64 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 36.97 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 12.40 për qind.

Mandati i kryetarit të kësaj komune nuk do të jetë i plotë dhe do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme komunale.

Të ngjajshme

Vuçiq pas takimit me Lajcakun: Insistova për zbatim të plotë të marrëveshjes së Brukselit

albswiss.com

Limaj zbulon prapaskenat: Hoxhaj më tha se PDK-ja nuk ka vullnet për koalicion me NISMA-n

albswiss.com

Ish-ministri i Shëndetësisë shërohet nga koronavirusi

albswiss.com