16.9 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Sterling gëzon Barcelonën

Raheem Sterling ‘ëndërron’ për kalimin te Barcelona.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling ishte ‘shënjestër’ sekrete e Barcelonës në fundin e afatit kalimtar veror.

Ka pasur spekulime që drejtori sportiv Mateu Alemany udhëtoi për në Manchester për të negociuar me Edinson Cavanin, por realiteti ishte që provonte nënshkrimin me Sterling në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Anglezi ishte i hapur për kalimin në “Camp Nou”, por City në fund dështoi të transferonte një top sulmues.

Paga e Sterling është e lartë, por huazimi do ishte i mjaftueshëm që të gjente gjuhën e përbashkët.

Marrëdhënia mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të Sterlingut ka nisur sërish në javët e fundit.

Lojtari dëshiron largimin nga City dhe Barcelona është e gatshme t’i lejojë pozitën në formacionin titullar.

Ideja është që të arrihet marrëveshja në afatin dimëror.

Sulmuesi Luuk de Jong nuk ka gjetur fare formën dhe Sterling shihet si përforcimi i duhur për këtë janar.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img