E konfirmon FFK-ja, stërvitja e Kosovës në Hajvali anulohet.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) së fundmi ka postuar një komunikatë zyrtare duke konfirmuar se stërvitja e Kosovës që ishte paraparë të zhvillohet në Hajvali është ndaluar.
Ishte përzgjedhësi Bernard Challandes që vendosi që lojtarët të rigjenerohen dhe të bëjnë stërvitje fitnesi në hotelin “Emerald”.
Komunikata e plotë:
“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar. Ndonëse fusha në kamp është pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për rigjenerim dhe stërvitje fitnesi të ekipit në hotel “Emerald”, shkroi FFK në Facebook.