Alb'swiss TV
Lajme

Sulmi ndaj gazetari Valon Syla, deklarohet vëllai i sulmuesit

sulmi-ndaj-gazetari-valon-syla,-deklarohet-vellai-i-sulmuesit

Sot është kryer një sulm fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Ish-zëvendësministri nga radhët e PDK’së, Bekim Jupa, është deklaruar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, të cilin dyshohet se e kreu vëllai i tij.

“Unë isha në punë, nuk e kisha informatën më herët, tash po shkoj në shtëpi të bisedoj me dit a është problemi i vëllait a qysh ka qenë. Unë e kisha telefonin e ndalur deri në 15:30 dhe s’kam pasur qasje në telefon”, ka thënë Jupa.

Bashkim Jupa me prejardhje nga Gjakova por me vendbanim në Zvicër, dyshohet është personi që sulmoi sot në Prishtinë gazetarin Valon Syla.

Akoma nuk dihen shkaqet e sulmit, megjithatë ndaj gazetarit Syla ka pasur shumë reagime për shkak të opinioneve të tij për diasporën, të shprehura në profilin e tij në Facebook.

Sulmin ndaj gazearit është cilësuar nga AGK’ja si sulm ndaj fjalës së lirë. Gjatë ditës ka pasur edhe shumë reagime të tjera, në përkrahje të gazetarit.

Syla sapo ka thënë se sulmuesi i tij është arrestuar dhe po shoqërohet në stacion të policisë.
“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”, tha Syla.

Të ngjajshme

Çeku dhe të tjerët sërish para gjykatës, dëshmojnë për rastin ‘Veteranët’

albswiss.com

Kjo është kosovarja pjesë e policisë austriake që luftoi mbrëmë terroristët

albswiss.com

Qeveria ndan 165 mijë e 850 euro shtesë për KQZ-në për zgjedhjet e parakohshme

albswiss.com