7.2 C
Pristina
Saturday, October 16, 2021

Super mbrojtësi po largohet nga Real Madrid

Varane pritet të largohet nga Real Madridi.

Raphael Varane ishte thuajse i përkryer në qendrën e mbrojtjes për Real Madridin në Bergamo kundër Atalantas në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Francezi kompletoi 78 pasime të sakta, i fitoi gjashtë nga 10-t duele, largoi katër herë rrezikun nga porta, i fitoi 12 topa dhe nuk shkaktoi asnjë faull.

Ishte ndeshja e 350 për klubin në sezonin e 10 në Real Madrid, ndërsa ka fituar 18 trofe.

Megjithatë, e ardhmja e tij nuk është e sigurt, pasi ai mund të largohet nga madrilenët, shkruan gazeta spanjolle “AS”.

Kontrata e Varanes me Realin përfundon në qershor të vitit 2022.

Vendin e tij në qendrën e mbrojtjes mund ta zë Jules Kounde i Sevillas, që kushton 90 milionë euro.

Të Fundit
spot_img
Postime të ngjajshme
spot_imgspot_img