‘Supermeni’ Messi, këtë statistika tregojnë qe ai është lojtari me i mirë në botë për moshën e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

‘Supermeni’ Messi, këtë statistika tregojnë qe ai është lojtari me i mirë në botë për moshën e tij

‘supermeni’-messi,-kete-statistika-tregojne-qe-ai-eshte-lojtari-me-i-mire-ne-bote-per-moshen-e-tij

Statistikat thonë se Lionel Messi është lojtari aktualisht më në formë në botë për moshën e tij.

Është raportuar nga mediat ndërkombëtare se forma e Lionel Messit është e dobët, mirëpo kështu nuk thonë statistikat.

Në përballjen me Sevillën, ylli argjentinas realizoi golin e 24-të tij në këtë edicion në të gjitha garat.

Kjo nuk është e gjitha, pasi gjashtë herë fituesit i Topit të Artë është përfshirë në mbi 30 gola për sezonin e 13-të rresht.

Lojtari 33-vjeçar e filloi ngadalë këtë sezon, por forma e tij ka shkuar vetëm duke u ngritur dhe golat e tij e thonë këtë më së miri, transmeton telegrafi.

Në total, Messi ka shënuar 14 gola dhe katër asistime që nga fillimi i këtij viti, duke qenë më në formë se të gjithë lojtarët në botë në moshën e tij.

Duke marrë parasysh se ai po luan në njërën ndër ekipet më të dobëta të Barcelonës ndër vite, argjentinasi po arrin që të shkëlqejë në çdo garë.

Të ngjajshme

Shpërblehet Messi

albswiss.com

Milan veç barazim me Sampdorian, fati i ‘buzëqesh’ Interi

albswiss.com

Britaniku ia shkatërroi Mercedesin Bersant Celinës në parking

albswiss.com