Alb'swiss TV
Lajme

Sveçla thotë se partia e tij me Vjosa Osmanin do t’i arrijnë 60% të votave

svecla-thote-se-partia-e-tij-me-vjosa-osmanin-do-t’i-arrijne-60%-te-votave

Sveçla ka thënë se partia e tij me Vjosa Osmanin do t’i arrijnë 60% të votave.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij, në zgjedhjet qëndrore, do t’i arrijë mbi 50% të votave.

Sveçla ka thënë se bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, e cila është zotuar për kandidimin me një listë të re, do t’i arrijnë 60% të votave.

“Edhe rasti i Podujevës e dëshmoi ngritjen e VV’së. Ne do duhet të ishim mbi 60% në nivel qëndror, bashkë me Vjosa Osmanin”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për partneritetin në koalicion, teksa ka thënë se VV nuk i zë besë LDK’së.

“LDK pas një kohe të gjatë duhet të kalojë në një proces të reformohet. Momentalisht nuk po udhëheqet nga një sistem i vlerave, po udhëheqet nga një grup i interesit. Kjo e bën si një partner të pabesueshëm, prandaj ne nuk kemi shpresa që çfarëdo bashkëpunimi me ta do të sjellte ndonjë gjë të mire”, ka shtuar tutje ai.

Të ngjajshme

Dalin detaje të reja rreth zhdukjes së dy vajzave nga Ferizaj

albswiss.com

Infektologu i njohu kërkon që mos të mbyllemi sërish: Rastet me koronavirus do të rriten

albswiss.com

Prangoset hoxha Osman Musliu

albswiss.com