Alb'swiss TV
Lajme

Të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë dorëzohen në polici

te-dyshuarit-per-plagosjen-ne-millosheve-dorezohen-ne-polici

Dorëzohen në Polici të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë.

Dy persona të dyshuar lidhur me rastin që ndodhi të premten në Milloshevë, ku mbetën të plagosur edhe dy persona, janë dorëzuar sot në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se të njëjti kanë dorëzuar dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Mbrëmë, më 27.11.2020, në fshatin Milloshevë kishte ndodhur një rast ku ishte përdorur armë zjarri dhe kishte persona të plagosur. Sot, më 28.11.2020, në ora 13:23, dy të dyshuar janë dorëzuar në polici, të njëjtit kanë dorëzuar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjajshme

Behgjet Pacolli publikon foto me fëmijët, kjo është porosi e tij

albswiss.com

Deri kur Rexhep Selimi nuk ishte në dijeni për ngritjen e aktakuzës ndaj tij, tregon Albulena Haxhiu

albswiss.com

Visar Ymeri thotë se policia po shpërfaq pabarazi: Arrestimet janë veç përmbyllje e këtij qarku

albswiss.com