Alb'swiss TV
Lajme

Të hënën pushim në shkolla, kreu i SBASHK tregon pse nuk do ta zbatojnë vendimin e Hotit

te-henen-pushim-ne-shkolla,-kreu-i-sbashk-tregon-pse-nuk-do-ta-zbatojne-vendimin-e-hotit

Kryetari i SBASHK-ut tregon pse s’po zbatojnë vendimin e Hotit që të hënën shkollat të punojnë.

Qeveria e Kosovës tha të premten se ditën e hënë do të punohet dhe nuk do të pushohet për shkak të festës së 28 nëntorit. Por SBASHK-u thotë se e hëna do të jetë ditë pushimi për shkollat.

Por pse nuk po zbatohet vendimi i qeverisë nga SBASHK?

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, thotë se ata ‘nuk po kundërshtojnë askënd’ por se po zbatojnë kalendarin e Ministrisë së Arsimit’.

“Të premten mësimdhënësit në orët para kanë folur për festën e Flamurit dhe datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe u kemi thënë nxënësve se e hëna është ditë pushimi”, tha Jasharaj.

“Deklarata e kryeministrit se të hënën do të punohet për tu solidarizuar me punëtorët shëndetësorë dhe policinë ka ngjallur huti dhe ne kemi dal publikisht dhe jemi përgjigjur duke u thirrur në kalendarin e Ministrisë së Arsimit ku e hëna është ditë pushimi në shenjë respekti për Ditën e Flamurit”, shpjegoi ai për RTV Dukagjini.

“Ne nuk jemi kundër nëse Parlamenti i Kosovës do ta ndryshojë ligjin”, shtoi ai.

Sipas Jasharit nxënësit nuk do t humbin asgjë dhe se mësimit do i kthehen të martën.

“Në kalendarin e Ministrisë e hëna është pushim dhe nxënësit nuk humbin asgjë”, tha Jasharaj.

Të ngjajshme

Haxhiu me qëndrim të prerë: Mua dhe Albin Kurtit nuk na ndalohet kandidimi në zgjedhje

albswiss.com

Një i vdekur e 98 raste të reja me koronavirus në Kosovë

albswiss.com

Tregu i vëllezërve Devolli

albswiss.com