Alb'swiss TV
Lajme

Të mërkurën hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid

te-merkuren-hyjne-ne-fuqi-masat-e-reja-anti-covid

Nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një takim virtual me komunitetin e biznesit, në të cilin ka folur për masat e reja anti-Covid.

Në një njoftim për media nga zyra e Kryeministrit, thuhet se masat e reja anti-Covid do të hyjnë në fuqi këtë të mërkurë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, zhvilloi sot një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informoi në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

“Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti-Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021. Kryeministri Hoti i siguroi ata se është në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohet maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit janë pajtuar se buxheti është kush për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike.

“Kryeministri Hoti dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, u pajtuan se buxheti është parakusht për krijimin e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje të bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19”, thekson njoftimi.

Të ngjajshme

Tragjedia në Pozheran, vëllai i dorasit: Vrasjet ndodhën brenda dy minutave

albswiss.com

Limaj nuk e din pse nuk ndodhi koalicioni me PDK-në

albswiss.com

Sami Lushtaku e pranon fajësinë për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj

albswiss.com