Hakan Calhanoglu ka skuadër të re.
Siç raporton portali spanjoll Todo Fichajes, Hakan Calhanoglu ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Milanin dhe në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë.
Todo Fichajes, shkruan se Calhanoglu ka arritur marrëveshje me Manchester United dhe se zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Calhanoglu u transferua te Milani në vitin 2017 për 24 milionë euro, ndërsa për Rosonerët ka shënuar 29 gola në 159 ndeshje të luajtura.