Futbolli në nivelin elitar është i vështirë, ku pavarësisht se sa i talentuar mund të jetë si lojtar, shumë pak prej tyre arrijnë të krijojnë një karrierë të tërë në nivelin më të lartë.
Në mënyrë të pashmangshme, vjen një kohë për çdo profesionist ku fillon të mendojë për mbylljen e karrierës.
Nëse dëshiron të luash, por nuk mundesh më ta bësh në nivelin e lartë, atëherë duhet të gjesh një klub më të vogël.
Në futbollin modern, veteranët që luanin në ligat më të mira të Evropës, shpesh herë kanë kaluar në klube pothuajse të panjohura.
Më poshtë i gjeni tetë yje të futbollit që kanë luajtur për klube pothuajse të panjohura.
David James
Luajti 53 herë për Anglinë midis viteve 1997 dhe 2010, ish-portier i Liverpool, Aston Villa dhe West Ham.
Ai bëri një kalim befasues në futbollin Islandez në vitin 2013, duke u bashkuar me klubin IBV.
Rivaldo
Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 1999, Rivaldo, ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe në kulmin e tij. Pjesë luajti për Milanin dhe Barcelonën.
Kah fundi i karrierës së tij 20-vjeçare, ai shkoi për dy vite në Uzbekistan me klubin Bunyodkor dhe një vit te Kabuscorp në Angola.
Ronaldinho
Ylli i madh i futbollit luajti për PSG-në, Barcelonës dhe Milanin në kulmin e tij.
Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2005, kah fundi i karrierës nënshkroi me klubin Queretaro, duke qëndruar për 29 ndeshje dhe duke shënuar 8 gola.
Pep Guardiola
Tani ai është një nga trajnerët më të mëdhenj në planet, por shefi aktual i Manchester City, Guardiola ishte pjesë përbërëse e skuadrës që ndihmoi Barcelonën të fitonte Kupën e tyre të parë Evropiane në vitin 1992.
Guardiola kaloi 11 vjet në Blaugrana si lojtar, para se të largohej në vitin 2001.
Klubi i tij i fundit ishte në Meksikë, ku ai luajti 10 ndeshje për skuadrën pak të njohur Dorados de Sinoloa.
Diego Forlan
Forlan ishte një nga sulmuesit më të frikshëm në Evropë, ku shkëlqeu në La Liga midis viteve 2004 dhe 2011, për Villarrealin dhe më vonë për Atletico Madridin.
Uruguaiani në fundin e karrierës, nënshkroi me klubin nga Liga Premier e Hong Kongut, Kitchee.
Ishte pothuajse 40 vjeç në atë kohë, por Forlan prapë arriti të shënonte 6 gola në 14 paraqitjet për klubin.
Alessandro Del Piero
Legjenda e Juventusit kishte mbi 500 paraqitje në karrierë me klubin nga Torino – dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj që ka përfaqësuar ndonjëherë këtë klubi.
Del Piero luajti në Superligën Indiane për Delhi Dynamo në fund të karrierës së tij – ku ai arriti vetëm një gol – aventurë që ndoshta edhe vetë lojtari do të donte ta harronte.
Samuel Eto’o
Emri më i madh që e bleu miliarderi rus Suleyman Kerimov gjatë periudhës së çmendur midis viteve 2011 dhe 2013, kur drejtonte Anzhi Makhachkalan, ishte Samuel Eto’o.
Thuhet se Eto’o u shpërblye shumë që pranoi të larohej nga Interi te Anzhi në gusht të vitit 2011. 20 milionë euro në vit ishin të mjaftueshme për të bindur sulmuesin kamerunas.
Për atë investim të konsiderueshëm, Eto’o ia ktheu me 26 gola në 73 ndeshje – para se të largohej në vitin 2013.
Edgar Davids
Holandezi ishte superstar gjatë viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Ai luajti për Ajaxin, Juventusin dhe Barcelonën, si dhe të dy klubet e Milanit.
Edgar Davids tronditi të gjithë kur u bashkua me klubi nga League Two, Barnet në vitin 2012 si lojtar/trajner.