Thellohet përçara, Ronaldo nuk beson se Juventusi është në nivelin e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Thellohet përçara, Ronaldo nuk beson se Juventusi është në nivelin e tij

thellohet-percara,-ronaldo-nuk-beson-se-juventusi-eshte-ne-nivelin-e-tij

Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi nuk është në nivelin e tij dhe kjo mund të çojë në një largim të bujshëm të tij në verë.

Superylli portugez i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin.

Ronaldo u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale.

Sipas gazetarit të mirënjohur në Itali, Tancredi PAlmeri, burime brenda kampit të Ronaldos kanë thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë mendon se është mbi Juventusin.

Ronaldo ka marrëveshje me Juventusin deri në verën e vitit 2022 dhe është dukshëm lojtari më i paguar në klubin torinez, me 400 mijë euro në javë.

Së fundmi ka pasur thashetheme se menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke punuar për ta kthyer Ronaldon në Real Madrid.

Të ngjajshme

Lajm i keq për Romën dhe Kombëtaren e Shqipërisë, Kumbulla humb sezonin

albswiss.com

Gazetari nga Kosova njofton për parregullsi në konferencën për shtyp

albswiss.com

Koeman flet pas fitores: Do të ketë luftë deri në fund

albswiss.com