fbpx
9 C
Geneva
Friday, November 1, 2024

Tifozët e skuadrës së Liverpoolit kanë arsye për të festuar

Tifozët e Liverpool kanë arsye për të festuar, Fabinho, Jota dhe Alisson rikthehen në stërvitje.

Më 4 mars Liverpool do të mirëpres në Anfield kundërshtarin e radhës, Chelsea.

Dy ditë përpara ndeshjes, Jurgen Klopp ka pranuar lajme shumë të mira pasi Alisson, Fabinho dhe Diogo Jota janë rikthyer në stërvitje.

Këtë edicion, The Reds janë njëri ndër ekipet më të dëmtuar për shkak të lëndimeve të lojtarëve.

Megjithatë, gjërat po shkojnë drejt përmirësimit dhe tani pothuajse po kompletohet e gjithë skuadra, përpos Joe Gomez dhe Van Dijk të cilët nuk dihet se kur do të rikthehen.

Jota është rikuperuar nga lëndimi në gju, mirëpo humbi ndeshjen e fundit për shkak të një sëmundje që pati.

Fabinho është rikthyer në stërvitje dhe mund të startojë në ndeshjen e ardhshme, ndërsa Alisson mungoi për shkak se babai i tij kishe vdekur tragjikisht.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img