Tomori mund të mbetet në Milan.
“Rossoneri” janë të interesuar ta blejnë përfundimisht qendërmbrojtësin anglez, i cili po bën paraqitje solide në Milano
Fikayo Tomori mund të mbetet përfundimisht në Milan.
Qendërmbrojtësi anglez aktualisht është i huazuar në Itali nga Chelsea.
Dhe, mediat italiane raportojnë se 23 vjeçari i ka bindur “Rossoneri” me paraqitjet e tij.
Prandaj, Kuqezinjtë po e shikojnë mundësinë e blerjes së kartonit të futbollistit gjatë verës që vjen.
Përfaqësuesi anglez nuk kishte hapësira të mjaftueshme në “Stamford Bridge” dhe e zgjodhi Milanin për të luajtur në vazhdimësi.
Me një ofertë të kënaqshme, Chelsea do të ishte i gatshëm ta shesë Tomorin.