Tomori shkëlqeu ndaj Romës, Pioli i ka disa fjalë për të – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Tomori shkëlqeu ndaj Romës, Pioli i ka disa fjalë për të

tomori-shkelqeu-ndaj-romes,-pioli-i-ka-disa-fjale-per-te

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, është shprehur tejet i impresionuar nga mbrojtësi, Fikayo Tomori.

Tomori ishte titullar në ndeshjen ndaj Romës, të cilën “Rossonerët” e fituan në Stadio Olimpico.

Tomori në fakt i zuri vendin kapitenit Romagnoli, i cili bëri disa paraqitje të këqija ndeshjet e fundit dhe u kritikua shumë nga mediat italiane, madje në atë masë sa konsideruan se ai nuk është i denjë për shiritin e kapitenit, transmeton lajmi.
Tomori ishte fantastik krah Simon Kjaer dhe Pioli ishte i impresionuar.

“Po, e prisja që Tomori të kishte personalitet, e ka demonstruar sapo erdhi në itali me prezencë dhe forcë”, tha Pioli.

“Por mendoj që kjo fitore ishte punë e të gjithë skuadrës”, përfundoi Pioli.

Të ngjajshme

Lionel Messi – Inter, sapo erdhi lajmi i fundit

albswiss.com

Mësohet se sa do mungojë Eden Hazard

albswiss.com

Trajneri kosovar tregon çfarë duhet të bëjë Challandes për ta ndalë Zlatan Ibrahimovicin

albswiss.com