Lojtari i Vitesse pritet të luajë me Kosovën në ndeshjet e tetorit.
Mesfushori kosovar, i lindur në Kroaci, Toni Domgjoni, është ftuar nga Bernard Challandes për grumbullimin e tetorit.
Kosova luan me Suedinë më 9 tetor dhe Gjeorgjinë më 12 tetor, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.
Para këtyre ndeshjeve, Domgjoni ka aplikuar për pasaportë të Kosovës, përmes ambasadës së Kosovës në Holandë.
Domgjoni aktualisht luan me skuadrën e Vitesse, kurse në nivel kombëtaresh përfaqësonte Zvicrën deri në grupmoshën U21.
Mbetet të shihet nëse dokumentacioni i lojtarit do të përfundohet në kohë për ndeshjet.