Milan ka marrë një lajm jo të mirë.
Pronari i Torinos, Urbano Cairo, ka hedhur poshtë pretendimet se mbrojtësi, Gleison Bremer mund të largohet në janar.
AC Milan thuhet se po kërkon të nënshkruajë me brazilianin pasi ata duhet të nënshkruajnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të ardhshëm,përcjell ORAinfo.
Por Cajro këmbëngul se ai nuk do të lejohet të largohet muajin e ardhshëm, duke thënë: “Bremer largohet në janar? Absolutisht jo, për momentin nuk kam folur me askënd”./ORAinfo/