Këndellet Tottenham.
Tottenham ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Aston Villa.
Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Spurs u kthyen te rezultatet pozitive me fitoren 0 – 2 ndaj Villas, shkruan lajmi.net.
Ishte qendërsulmuesi Carlos Vinicius që pas asistimit të Lucas Mouras kaloi Tottenhamin në epërsi (29′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa, fitoren e siguroi ylli i skuadrës londineze, Harry Kane duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (68′).
Me këtë fitore, Tottenham ngritët në pozitën e gjashtë me 48 pikë, tri më pak se Chelsea që mban vendin e katërt, derisa Aston Villa në vendin e 10-të me 41 sosh.