fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Trajneri i Portos tregon se si e eliminuan Juventusit

Trajneri i Portos: Çfarë i bëmë ne Juventusit duhet të hyjë në histori.

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao, beson se fakti që skuadra e tij e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve megjithëse luajti me një lojtar më pak, duhet të futet në historinë e klubit.

Porto ia shkaktoi kampionit italian eliminimin e dytë radhazi nga kjo fazë e garës falë golave si mysafir, pasi rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 4:4, transmeton Gazeta Express.

Por skuadra e Conceicaos luajti me një lojtar më pak në ndeshjen e kthimit në Torino për më shumë se një orë.

Conceicao, ish-futbollisti i Interit, beson se ajo çfarë arriti të bëjë skuadra e tij duhet të mbetet në historinë e Portos.

“Këto ndeshje mbeten në historinë e klubit. Lojtarët ia dolën ta tregonin esencën dhe ADN-në e vërtetë të Portos. Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm dhe fryma e sakrificës që shfaqën më ka prekur tej mase”, tha Conceicao.

“Unë e kam një grup lojtarësh të guximshëm të cilët e interpretuan në mënyrën më të mirë atë që deshëm ne, kundër një ekipi të madh me lojtar të nivelit shumë të lartë”, shtoi ai.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img