Tuchel duket se është në ‘hall’ me këtë lojtar të skuadrës së tij.
“Ardhja e trajnerit Thomas Tuchel më ka ndihmuar shumë.
Trajneri ka shumë ide rreth futbollit dhe më duhej dikush që të më bërtiste gjermanisht”.
Kështu shprehej pak kohë më parë sulmuesi i Chelseat, Timo Werner, për t’i uruar mirëseardhjen bashkëkombësit të tij, Tuchel. Në fakt, me emërimin e Tuchelit të gjithë mendonin se Ëerner do të rikthehej të shënonte por, nuk po ndodh kështu.
Në ndeshjen e fundit, kundër Evertonit, mediet britanike shkruajnë se numri një i stolit të bluve të Londrës shpesh u pa teksa kritikonte sulmuesin për performancën e tij të dobët.
Fjalët e Tuchel ishin: “Timo, nuk e sheh veten që ke 15 minuta që po qëndron vetëm në krahun e majtë, çfarë nuk po kupton?”
Pak minuta pas këtyre fjalëve, Chelsea arriti të shënonte, por goli nuk erdhi nga ana e Timo Ëernerit.
Duket qartë sulmuesi ka një lloj ngërçi në lojën e tij. Për gjermanin Chelsea shpenzoi 55 milionë euro, por ai nuk po përmbush dot pritshmëritë. Në 37 ndeshje deri më tani me fanellën e bluve të Londrës, Ëerner ka gjetur vetëm 10 herë rrugën e rrjetës.
Nuk është një numër i vogël, por ndaj tij drejtuesit e klubit presin më shumë. Ndoshta ende nuk është përshtatur me Premier League-n dhe i duhet ende pak kohë, por situata e sulmuesit tek Chelsea nuk është nga më të mirat.