Tyson Fury ka hedhur poshtë arsyet e Deontay Wilder për humbjen e tij në takimin e tyre të dytë dhe parashikoi një KO tjetër në të tretin.
Dyshja përballen në një përplasje trilogjike historike fundjavën e ardhshme, me Fury duke kërkuar fitoren e tij të dytë kundër rivalit të tij të madh.
Fury e di se ai duhet të mbetet i fokusuar për të fituar meçin e e tretë, por ka pranuar se është lodhur nga “justifikimet” që vazhdojnë të bëhen nga kundërshtari i tij amerikan.
“Unë nuk merrem shumë me justifikimet që fluturuan për kaq gjatë,” tha Fury në një konferencë virtuale për shtyp.“Unë mendoj se ata thjesht e bënë atë një personazh më të dobët dhe më pak një njeri dhe më pak një luftëtar sepse kur rrihesh, rrihesh. Shtrëngoji dorën burrit dhe vazhdo. Shumë luftëtarë kanë humbur.
Muhammad Ali ka humbur, Mike Tyson gjithashtu, por ata nuk thanë gjëra që tha Wilder”. “Nuk është shqetësimi im sepse kur disa njerëz humbasin, ata duhet të gjejnë një justifikim pse humbën, dhe kjo është arsyeja e Wilderit për të bindur veten për gjithçka që ndodhi. Unë do ta nokautojë përsëri në luftën e tretë atë”, tha Fury.