U tha se ka arritur marrëveshje me Barcelonën, vjen reagimi nga stafi i Alabas – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

U tha se ka arritur marrëveshje me Barcelonën, vjen reagimi nga stafi i Alabas

u-tha-se-ka-arritur-marreveshje-me-barcelonen,-vjen-reagimi-nga-stafi-i-alabas

Barcelona e interesuar për Alaban, por nuk ka marrëveshje personale me lojtarin

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me thashetheme se Barcelona ka marrëveshje personale me David Alaban, mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sky Sports raporton se Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e Alabas, mirëpo nuk ka marrëveshje personale deri në këtë moment, përcjell lajmi.

Agjenti i lojtarit, Pini Zahavi, për Goal.com ka mohuar zërat se Barcelona ka arritur marrëveshje me austriakun.

Alaba, i cili do të largohet falas në fundin e këtij sezoni nga Bayern Munich, është i kërkuar nga shumë klube evropiane.

Joan Laporta, i cili sapo është zgjedhur president i klubit Blaugran, ka shprehur interesim të madh për lojtarin.

Të ngjajshme

Lamtumirë Pirlo, Juventus gati ka gjetur zëvendësuesin e tij

albswiss.com

Pirlo jep lajme të mira për tifozët e Juventusit

albswiss.com

FFK i kundërpërgjigjet skandalit spanjoll

albswiss.com