Alb'swiss TV
Sport

Urimi i Adnan Jonuzajt për Ditën e Flamurit

urimi-i-adnan-jonuzajt-per-diten-e-flamurit

Adnan Januzaj uron Ditën e Flamurit.

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Përmes një postimi në “story” në rrjetet sociale në “Instagram” e “Facebook”, Januzaj ka uruar festën e shqiptarëve.

Ai ka publikuar një flamur shqiptar , ndërsa mbi shqiponjë ka shkruar “Urime 28 Nëntori”.

Januzaj po kalon formë të lartë te Real Sociedadi në La Liga. 25-vjeçari është prej futbollistëve të mirë shqiptarë. Ai luan për Belgjikën. Vendimi për të zgjedhur Belgjikën nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e tifozëve në Kosovë e Shqipëri.

28 Nëntorin e kanë uruar shumë futbollistë shqiptarë. Ndër të tjera edhe Shkodran Mustafi, mbrojtësi i Arsenalit, që me Gjermaninë kishte fituar titullin e botës.

Të ngjajshme

Real Madrid – B.Monchengladbach, këto pritet të jenë formacionet shartuese

albswiss.com

Me shumë mungesa, Kosova niset drejt Greqisë

albswiss.com

Pas fitorës së Kosovës, këto janë fjalët e Muharrem Sahitit

albswiss.com