Alb'swiss TV
Sport

Urimi i Napolit për Rejan dhe Shqipërinë për promovimin në Ligën B

urimi-i-napolit-per-rejan-dhe-shqiperine-per-promovimin-ne-ligen-b

Napoli e uron Rejan dhe Shqipërinë për promovimin në Ligën B.

Klubi italian Napoli e ka uruar Edoardo Rejan dhe Shqipërinë e tij për promovimin në Ligën B – nivelin e dytë të futbollit në Ligën e Kombeve.

Edoardo Reja e ka drejtuar Napolin nga viti 2005 deri në 2009, një periudhë e mbushur me emocione për tifozët e kaltër dhe për vetë trajnerin i cili asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë që ka për këtë klub.
Pas suksesit që Reja pati me kombëtaren shqiptare në Ligën e Kombeve, ku u ngjit në Ligën B ka ardhur edhe urimi i klubit të Napolit për trajnerin pasi të kaltrit e kanë ruajtur gjithmonë respektin për Rejan.

“Komplimente zotëri Reja për ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve me kombëtaren e Shqipërisë”, shkruhet në postimin e Napolit.

Të ngjajshme

Klopp identifikon mborjtësin që po synon ta transferoj në mbrojtje

albswiss.com

Icardi-Milan, kjo nuk pritej

albswiss.com

Messi – Chelsea, zhvillime dramatike vijnë nga Anglia

albswiss.com