Alb'swiss TV
Lajme

Vaksina anti-COVID, Shpend Ahmeti del me këtë propozim për Qeverinë

vaksina-anti-covid,-shpend-ahmeti-del-me-kete-propozim-per-qeverine

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitje logjistike për vaksinën anti-COVID.

Ahmeti tha se sipas parashikimeve në SHBA do të duhen rreth 6 deri në 8 muaj që vaksinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Kësisoj Qeveria e Kosovës do të duhej që krahas porosisë menjëherë të bëj gati edhe planin e distribuimit dhe të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Ahmeti theksoi se meqë s’do të mund të vaksinohen të gjithë në të njëjtën kohë, duhet të caktkohen procedurat e përdorimit të drejtë me prioritet.

Postimi i plotë:

Të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë. Porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. Sipas të gjitha gjasave Gjërmania fillon em 15 dhjetor e Britania e madhe ndoshta eshe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz.

Qeveria e Kosovës duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktojmë procedurat e Përdorimit të Drejtë me prioritete.

Është kyçe që së paku të sigurohet sasi minimale ku me prioritet do të vakcinoheshin 1. Punëtorët shëndetësor 2. Të moshuarit dhe 3. Personat me sëmundje kronike.

Të tjerët mund të presim!

P.S. E di që ju duket herët të diskutojmë tani, por mos diskutimi tani na shkakton humbje të dy muajve në fund.

Të ngjajshme

Pronari i kompanisë në të cilën u transferuan mbi 2 milionë euro të shtetit, ndalohet për 48 orë

albswiss.com

Vëmendje: Këto janë rregullat që vlejnë për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës për festa

albswiss.com

Kërkon ndihmë për strehim, familja Dobratiqi nga 15 janari rrezikon të mbetet në rrugë

albswiss.com