Alb'swiss TV
Lajme

Valdete Daka: KQZ nuk do mund t’i parandalojë personat me akuza të kandidojnë për deputetë

valdete-daka:-kqz-nuk-do-mund-t’i-parandaloje-personat-me-akuza-te-kandidojne-per-deputete

Daka: KQZ nuk do mund t’i parandalojë personat me akuza të kandidojnë për deputetë.

Valdete Daka, Kryetare e Këshillit Qëndror Zgjedhor (KQZ), pas pyetjeve të parashtruara nga gjykatësja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj-Nimani, në seancën publike që po mbahet nga kjo gjykatë, u shpreh se KQZ nuk është në gjendje t’i parandalojë personat me akuza të kandidojnë për deputetë.

Daka iu është referuar rastit të Zafir Berishës, pas ankesave në PZAP, ku pas heqjes së mandatit të më shumë se 80 kandidatëve, Gjykata Supreme më 2017’ën vendosi që t’ua rikthejë mandatin, shkruan Gazeta Express.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parandalon që një person i akuzuar të zgjedhet deputet. Ky Ligj i ka pamundësu një personi që të kandidojë për deputet, me vetë faktin që ka kërkuar të mos jetë i dënuar në tre vitet e fundit. Fatkeqësisht aktgjykimi i Gjykatës Supreme për neve ka qenë i obligueshëm. Ne i kemi decertifiku më 2017-ën të gjithë ata kandidatë të cilët kanë qenë të dënuar me një vendim të plotfuqishëm të një gjykate të rregullt dhe i kemi decertifiku më tepër se 80 kandidatë”, ka thënë ajo.

“Ne tashmë, edhe më tutje, deri sa nuk ndryshohet apo nuk jepet nga një verdikt nga Gjykata Kushtetuese, nuk do mund t’i parandalojmë edhe në të ardhmen të gjithë ata persona, të cilët edhe pse janë të dënuar, të kandidojnë për Parlament të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.

Të ngjajshme

Këshilltari i Vjosa Osmanit: S` kemi dërguar komente për çështjen e deputetit Arifi

albswiss.com

Lidhja familjare me Albin Kurtin, e shpjegon Glauk Konjufca

albswiss.com

Vërshime të mëdha në këtë pjesë të Kosovës

albswiss.com