Valon Syla thotë se sulmuesi është rrugës për në polici.
Gazetari Valon Syla ka njoftuar se personi që e sulmoi sot fizikisht është rrugës për në Polici.
Këtë e ka bërë të ditur Syla për Express, ku tha se aktualisht është mirë me shëndet.
“I falënderoj policinë dhe të gjithë që reaguan në mbrojtjen time. Personi i dyshuar është rrugës për në polici. Unë jam mirë dhe së shpejti nesër do të jem në një debat televiziv”, tha Syla.
Syla është sulmuar sot rreth orës 12:00 në lagjen Pejton. Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.