Alb'swiss TV
Showbiz

Vdekja e vëllait e ka humbur Besim Dinën

vdekja-e-vellait-e-ka-humbur-besim-dinen

Besim Dina i humbur nga vdekja e vëllait.

Siç u bë e ditur pak ditë më parë, Besim Dina ka humbur vëllain, Bedriun, që siç kuptojmë, ishte inxhiner, por edhe artist i apasionuar.

Vëllai i madh i Besim Dines, ishte solist i muzikës së mirëfilltë, madje edhe anëtar i korit të burrave të qytetit të Gjakovës, shkruan “Kosovarja”.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të vëllait të yllit të humorit u bë i ditur pak ditë më parë, ndërkohë që publiku mbrëmë e pa shoun e përjavshëm “Oxygen” me Besim Dina, që mesa duket ka qenë i xhiruar më parë.

Vetë Besimi nuk ka lënë ndonjë mbishkrim në rrjete sociale për humbjen e një prej personave më të afërt e më të dashur për të.

Ai, nuk ka postuar asnjë gjë, ndoshta se dhimbja e kësaj humbje e ka humbur edhe një nga njerëzit me energjinë më të mirë që e hasim prej shumë vitesh në ekran.

Të ngjajshme

Kaq e dobët ishte dikur Xheri

albswiss.com

Vdes këngëtari i njohur nga koronavirusi

albswiss.com

Arbenita shtatzënë, më në fund publikon foton me barkun e rrumbullakosur

albswiss.com