Alb'swiss TV
Lajme

Vdes nga koronavirusi anesteziologu i njohur kosovar

vdes-nga-koronavirusi-anesteziologu-i-njohur-kosovar

Humb betejën me koronavirusin anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli.

Anesteziologu i Spitalit të Ferizajt Dr. Afrim Tasholli, ka humbur betejën me koronavirusin.

Tasholli ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror Covid në QKUK që disa ditë për shkak të gjendjes së rënduar.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Ferizajt Dr. Jeton Zeqiri. Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Tashollit si specialist dhe profesionist.

Njoftimi i plotë nga Zeqiri:

E zorshme, e dhimbshme e trishtë të flitet për ikjen e hershme të kolegut Afrim Tasholli një njeriu stoik e profesionist.

Stoicizmin e dëshmoi me përpjekjet prej sizifi për ta ngadhënjyer të keqen që e kaploi.

Ai tërë jetën iu përkushtua humanizmit. Një kohë me angazhimin në mjekësin primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.

Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojë profesionin e mjekut.

Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë.

Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.

Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit.

Të ngjajshme

Qeverisë i kërkohet zbatimi i rezolutave të Kuvendit

albswiss.com

Dëmet nga vërshimet në Kosovë, një milion euro për kompensimin e tyre

albswiss.com

PDK dhe LDK janë takuar, mësohet arsyeja

albswiss.com