Alb'swiss TV
Lajme

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

vdes-nje-i-burgosur-ne-spitalin-rajonal-te-pejes

Ka vdekur jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942, mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është bërë e ditur se i burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë.

“H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; vr’asje”, thuhet tutje në njoftim.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

Të ngjajshme

Enver Hoxhaj: Nëse kërkohen votat e PDK’së, presidenti propozohet nga ne

albswiss.com

EULEX-i përfundon bastisjen në banesën e Kadri Veselit, hetuesit dalin me pako në dorë

albswiss.com

Sirianët në Prishtinë rrihen mes vete, arrestohen nga Policia

albswiss.com