Alb'swiss TV
Lajme

Vendimi i Kustetueses, asnjë reagim na Hoti

vendimi-i-kustetueses,-asnje-reagim-na-hoti

Asnjë fjalë nga Hoti, pret t’i shkojë vendimi i Gjykatës në zyrë.

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi, e që ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”, ka lëkundur skenën politike në vend.

Ndonëse ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani veçse ka nisur takimet me zyrtarë të partive politike në vend, për caktimin e zgjedhjeve të reja nga Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar askush, lidhur me këtë çështje.

Madje reagim nuk pati as kryeministri aktual Avdullah Hoti.

Arsye për këtë sipas zyrtarëve për informim në Zyrën e Kryeministrit, është mosdërgimi i vendimit të Kushtetueses në Qeveri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

“Jo, ky vendim nuk ka ardhur ende në Qeveri”, ka thënë ajo.
Vendi pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, meqë Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që vota e deputetit, Etem Arifi, pro krijimit të Qeverisë Hoti, ka qenë e pavlefshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte krijuar Qeverinë e re pas rrëzimit të Kurtit në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi. Në Qeveri Hoti i kishte marrë edhe AAK-në dhe NISMA-n, duke krijuar kështu një Qeveri e cila në vazhdimësi ka qenë e brishtë me numra.

Lëvizja Vetëvendosje lëndën për votën e Etem Arifit e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese më 11 korrik të këtij viti. Sipas partisë që drejton Kurti, Etem Arifi, s’kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar, meqë ishte dënuar nga Gjykata me vendim të prerë.

Lidhur me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votën e Etem Arifit, Gjykata Kushtetuese kishte mbajtur një seancë dëgjimore publike, ku kishte marrë pikëpamjet e të gjitha palëve lidhur me votën e deputetit Arifi.

Nga Qeveria, insistonin se vota e Arifit ka qenë legjitime, derisa përfaqësuesi i VV’së, zëshëm thoshte se Arifi s’ka pasur legjitimitet në momentin kur ka votuar.

Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione.

Ndonëse i dënuar, Arifi kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.

Të ngjajshme

Nesër mot i ndryshueshëm, shi e vranësira

albswiss.com

Shpend Ahmeti thotë se penalizimi i Albin Kurtit i ndihmon VV-në

albswiss.com

Reagon deputeti i AAK-sës: Është gabim të largohet Walkeri prej punës që e ka kryer

albswiss.com