Alb'swiss TV
Lajme

Vendos PDK, ky do të jetë kandidiati i tyre për kryeminister

vendos-pdk,-ky-do-te-jete-kandidiati-i-tyre-per-kryeminister

Enver Hoxhaj është kandidati i PDK’së për kryeministër.

Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.

Gazeta Express mëson se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë bartës i listës dhe kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh, prej kur shpallen.

PDK’ja ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arrestua dhe po mbahet në Hagë nën dyshimet për krime të luftës.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, sepse aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.

Në listën e ngushtë të kandidatqëve të ngushtë që PDK’së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza.

Ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat.

Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.

Të ngjajshme

Sërish rekord i rasteve në Maqedoni, 24 të vdekur dhe 1 mijë e 112 të infektuar

albswiss.com

Sqarohet Driton Selmanaj: Deklarata ime po manipulohet nga shpifësit

albswiss.com

AKR konfirmon koalicionin me LDK-në

albswiss.com