Alb'swiss TV
Lajme

Vetëvendosja nuk e lëshon këmbësh Driton Selmanajn, Gashi i tregon se si mund ta rrëzojnë

vetevendosja-nuk-e-leshon-kembesh-driton-selmanajn,-gashi-i-tregon-se-si-mund-ta-rrezojne

Arben Gashi i LDK-së i tregon se si mund ta rrëzojnë.

VV’ja nuk e lëshon këmbësh Selmanajn, Arben Gashi i LDK-së i tregon se si mund ta rrëzojnë.

LVV-ja paralajmëroi Driton Selmanajn se nuk do të lejojnë në Kuvend për shkak të deklaratës ndaj Saranda Bogujecit.

Dhe, kjo parti ka dëshmuar se di si ta destabilizojë situatën brenda Kuvendit.

Çfarë do të ndodhë tash me zëvendëskryeministrin?

Arben Gashi i LDK’së thotë se nuk mund të rrëzohet siç dëshiron VV’ja, por ka një metodë tjetër të shprehet pakënaqësia. Edhe monitoruesit e Kuvendit kanë një koment rreth krejt situatës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paralajmëruar dje se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave në Kuvendin e Kosovës kur i pranishëm është zv.kryeministri Driton Selmanaj.

Kjo parti di si ta destabilizojë situatën në Kuvend.

Nga partia e Albin Kurtit kanë thënë se kërkesën për shkarkimin e Selmanajt e kanë bërë drejtuar popullit, Kuvendit e ekzekutivit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka paraqitur kërkesën e saj zyrtare për shkarkimin e zv. kryeministrit Salmanaj në konferencë për media dhe në seancën e djeshme të Kuvendit përmes ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Liburn Aliu. Grupet parlamentare paraqesin kërkesat e tyre në Kuvend pasi aty është fushëveprimi i tyre. Kërkesë më zyrtare, më publike dhe më të artikuluar nuk mund të ketë. Dhe këtë e ka shumë të qartë ekzekutivi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu.

Për kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje sot gjatë ditës janë deklaruar edhe nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësja e ekzekutivit Antigona Baxhaku në një deklaratë dhënë për Gazetën Express ka thënë se qëndrimi i Qeverisë lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Selmanaj vazhdon të jetë i njëjtë.

“Tek ne nuk arritur asnjë kërkesë zyrtare ende për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Selmanaj. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është po ai i kryeministrit Avdullah Hoti para dy ditësh që deklarata e Z.Selamanaj është keqinterpretuar dhe më pas është shpërndarë shumë në portale. Nuk ka ndërrim të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Baxhaku.

Deklaratat e VV-së për zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj i ka komentuar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai tha se në Kuvendin e Kosovës nuk ka mekanizma që mund t`i shpallin zyrtarët qeveritar persona non-grata.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka këso lloj mekanizmash të shpalljes së personave non grata. Nëse Kuvendi beson që dikush nga kabineti qeveritar është jo i mirëseardhur në Kuvend i ka mekanizmat e vet të parapara. Këto janë vendime individuale të partive. Vendimi i vetëm që mundet me marr Kuvendi është përmes mocionit të mosbesimit ndaj zëvendëskryeministrit”, ka thënë ai për Gazetën.

Kështu sipas Gashit, me këto kërkesa VV-ja është duke vepruar në mënyrë j kushtetuese dhe joligjore.

“Nëse Vetëvendosje ka ndonjë vërejtje objektive ndaj zëvendëskryeministrit Selmanj atëherë duhet të marr një nisme dhe të ngrit një mocion mosbesimi ndaj zëvendëskryeministrit dhe ndaj Qeverisë. Ajo çfarë po dëshiron që të bëj Vetëvendosje është jo kushtetuese dhe jo ligjore”, ka thënë Gashi.

Për përplasjet e fundit për çështjen e të pagjeturve në Kuvendin e Kosovës, kanë reaguar edhe nga shoqëria civile.

Çështja e të pagjeturve tensione solli edhe në Kuvendin e Kosovës. Madje aty deputetët u konfrontuar verbalisht dhe është ende e paqartë nëse të njëjtët patën edhe konfrontim fizik.

Agnesa Haxhiu monitoruese e Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për Gazetën Express se Kuvendi duhet të shërbejë si arenë e diskutimeve përmbajtjesore e jo si hapësirë që promovon sjellje joparlamentare.

“Ne si KDI kemi dënuar sjelljet jo parlamentare gjegjësisht konfrontimet verbale mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së gjatë interpelancës e cila shtjellonte një temë aq të ndjeshme për qytetarin e Kosovës siç është çështja e të pagjeturve. Ne konsiderojmë se Kuvendi duhet të shërbej si arenë e diskutimeve përmbajtjesore drejt gjetjes së zgjidhjeve të problemeve të qytetarëve, e jo hapësirë që promovon sjellje e gjuhë joparlamentare që nuk gjenerojnë asgjë tjetër përveç se polarizim të mëtejmë shoqëror dhe thellim të krizës politike”, ka thënë Haxhiu.

Por çfarë realisht tha zv.kryeministri Selmanaj në Pressing, ku pas emisionit edhe u iniciua edhe peticion për shkarkimin e tij.

Të ngjajshme

Afër 60 për qind e bizneseve në Kosovë punëtorët i paguajnë me para të gatshme

albswiss.com

‘Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të mos nisë më vonë se shtatori i 2021-s’

albswiss.com

Pandeli Majko thotë se Serbia po armatoset vrullshëm: S’besoj se është për gjueti rosash

albswiss.com