Vjen reagimi i babait të Messit pasi Laporta u zgjodh president i Barcelonës – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Sport

Vjen reagimi i babait të Messit pasi Laporta u zgjodh president i Barcelonës

vjen-reagimi-i-babait-te-messit-pasi-laporta-u-zgjodh-president-i-barcelones

Derisa Lionel Messi votoi për herë të parë në zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës të dielën dhe nuk dihet se për kë, babai i tij Jorge la të kuptohet se ishte i lumtur me fitoren e Joan Laportës.

Laporta u zgjodh president i Barcelonës të dielën duke i fituar 54.28% të votave. Ky është mandati i dytë i tij si president i klubit katalonas. Ai shërbeu si president për herë të fundit në vitin 2010, kur Messi ishte 22-vjeçar, transmeton Gazeta Express.
Marrëdhëniet e Messit me Laportën janë shumë të mira dhe kjo qenë gjithmonë e ditur. Ai madje e përdori të kaluarën e vet me Messin gjatë fushatës për t’i bindur votuesit t’ia besojnë atij një mandat të dytë.

Ai i ka bindur tifozët se vetëm ai është në gjendje ta bindë Messin të qëndrojë në Camp Nou, pasi marrëveshja e argjentinasit me klubin mbaron pas tre muajve, më 30 qershor.

Laporta tregoi se Messi i kishte dërguar mesazh urimi për fitoren në zgjedhje, por babai i argjentinasit i ka dhënë përkrahje publike presidentit të ri.

Jorge Messi e pëlqeu njoftimin e Barcelonës për fitoren e Laportës në zgjedhje në rrjetin social Instagram dhe kjo është interpretuar nga mediat spanjolle si një shenjë se Messi ka gjasa të mëdha të qëndrojë në Camp Nou pas zhvillimeve të fundit.

Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen dhe ka bërë të ditur se këtë do ta bëjë vetëm pasi të përfundojë sezoni.

Të ngjajshme

Klubi i madh i Premierligës e kërkon Gattuson

albswiss.com

Zlatan Ibrahimovic tani edhe aktor

albswiss.com

Ndeshja Kosovë-Suedi – pa shikues

albswiss.com