Alb'swiss TV
Lajme

Vjosa Osmani shfuqizon 4 dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

vjosa-osmani-shfuqizon-4-dekrete-per-konsujt-ne-prage,-lubjane,-shkup-e-tirane

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Siç thuhet në komunikatën për media, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në njoftim. /ORAinfo/

Të ngjajshme

MPB reagon pas akuzave të LVV-së dhe PDK-së: Veturat zyrtare janë në shfrytëzim nga KQZ-ja

albswiss.com

Kosova furnizohet me pajisje mjekësore për menaxhimin e koronavirusit

albswiss.com

Ish këshilltari i Hashim Thaçit: Kurti e Osmani s’kanë të drejtë të kandidojnë në zgjedhje

albswiss.com