Alb'swiss TV
Lajme

Vjosa Osmani thotë se do të shfuqizohet dekreti që e bëri djalin e Haxhi Shalës konsull.

vjosa-osmani-thote-se-do-te-shfuqizohet-dekreti-qe-e-beri-djalin-e-haxhi-shales-konsull.

U.d. së presidentit thotë se do të shfuqizohet dekreti që e bëri djalin e Haxhi Shalës konsull.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas emërimit të djalit të deputetit Haxhi Shala në pozitën e konsullit të përgjithshëm në kryeqytetin e Çekisë, duke thënë se do ta shfuqizojë dekretin e ish-presidentit Hashim Thaçi që e mundësoi këtë emërim .

Ajo ka sqaruar se ky emërim është bërë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ndërsa ka thënë se ndonëse ka insistuar, s’ka marrë asnjë dokument nga Qeveria në lidhje me shërbimin diplomatik.

“Emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë”, ka shkruar ajo.

Osmani ka theksuar se ky emërim është në kundërshtim me praktikat diplomatike të vendeve demokratike, duke thënë se do ta shfuqizojë secilin dekret tjetër të këtij lloji.

“Konsullata e përgjithshme në Pragë dhe emërimi i konsullit të përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me cdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen konsullata të Pergjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasade. Fatkeqesisht, ky nuk eshte rasti i vetem. Eshte praktike e mbrapshte, te cilen duhet ta kthejme mbare. Prandaj ato dekrete do te shfuqizohen”, ka shkruar Osmani.

Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë.

Të ngjajshme

QKSS: Rusia e lufton Kosovën nga brenda dhe jashtë

albswiss.com

Digjet një shtëpi në Prishtinë, një person kërkon ndihmë mjekësore shkaku i tymit

albswiss.com

Veliu i drejtohet Sveçlës: Mos mashtro për targat, jep llogari për hyrjen në dhomë të përgjimeve dhe hapjen e kasafortës

albswiss.com