Vlora Çitaku i reagon Federatës së Spanjës.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj [asjes së Federatës së Futbollit të Spanjës, që e ka quajtur Kosovën territor.
“Spanja nis rrugëtimin për në Katar 2020 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Federatës së Spanjës në Twitter.
E ndaj këtij postimi ka reaguar Çitaku në Twitter.
“Përshëndetje nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku.