Werner mund të largohet nga Chelsea.
Sulmuesi gjerman po e konsideron të ardhmen e tij pasi nuk po luan rregullisht në ekipin “Blues”
Timo Werner është duke e konsideruar të ardhmen e tij në Chelsea.
Sulmuesi gjerman mund të largohet nga “Stamford Bridge”.
Kjo pasi ai nuk po luan rregullisht në ekipin e drejtuar nga trajneri Thomas Tuchel.
Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”, përcjell Gazeta Express.
Përfaqësuesi gjerman i ishte bashkuar Chelseat vitin e kaluar, por ka dështuar ta tregonte veten përpara golit.
Ai kishte shkëlqyer me Leipzigun në Gjermani.
Përkundër formës jo të mirë, Werner festoi sivjet me “Blues” duke e fituar Ligën e Kampionëve.