Alb'swiss TV
Lajme

Xhavit Haliti tregon si ndodhi falja e gjakut të vëllait

xhavit-haliti-tregon-si-ndodhi-falja-e-gjakut-te-vellait

Anëtar i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka përkujtuar profesorin e ndjerë Antton Çetën, në nder të jubilarit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, të cilës i kryesonte ky i fundit.

Përkujtimin Haliti e ka bërë përmes një fotografie të kohës për faljen e gjakut të vëllait të tij, ku prezent ishte profesori Çeta.

Tutje, Haliti ka rrumbullakosur në fotografi edhe babain e tij, përgjatë momentit të faljes së gjakut.

Postimi i plotë i tij:

2020-ta është viti jubilar i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

Ndjehem krenar që me faljen e gjakut të vëllait, Agimit, i dhamë krah rinisë nismëtare studentore dhe plakut të urtë, profesor Anton Çetta, për të mbyllur plagën e gjakmarrjes, si parakusht i domosdoshëm për krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrje në luftën çlirimtare.

Në foto, pas plisbardhëve, babai im, Mehmeti, me kasketë, në ditën e pajtimit.

Duke qenë se ky vit është edhe vit i 100-vjetorit të lindjes së Anton Çettës, këta rreshta kanë edhe qëllimin e homazhit ndaj jetës dhe veprës së Tij, në shërbim të kulturës shqiptare, pajtimit dhe bashkimit të popullit tonë. XHH

Të ngjajshme

Richard Grenell përshëndet takimin e parë konsultativ Kosovë-Izrael

albswiss.com

Vjosa Osmani i bën thirrje Bashkimi Evropiane: T’i jepet fund izolimit të kosovarëve

albswiss.com

Shërohen edhe 389 pacientë nga koronavirusi në Kosovë

albswiss.com